
Një nga nismëtarët për votën e emigrantëve, Florian Haçka nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, komentoi në “Çdo Kënd” në A2Cnn ecurinë e procesit të aplikimit online për shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Teksa ngriti shqetësimin për vonesat, Haçka u shpreh se problematika më e fortë që po hasin emigrantët është ajo që nuk mund të ankimojnë dot online nëse ju refuzohet e drejta për të votuar nga sistemi.
“KQZ nuk ka pasur kohë të shkollojë e informojë njerëzit si bëhet aplikime dhe ne po e bëjmë këtë gjë tani. Një problem “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” është mënyra për ankimin online që ligji në Shqipëri nuk e pranon. Nëse sot iu janë refuzuar 4000 personave do të jetë e pamundur që ta zgjidhin.
KLGJ e solli përgjigjen dhe tashmë e ka në dorë Spiropali. Kjo është një nga problematikat. Bëhet fjalë për refuzimet përfundimtare dhe jo për atë që të kthen pas për të plotësuar dokumentacionin”, tha Haçka.
Haçka tha se ka marrë ftesa nga PD dhe PS për të kandiduar, jo vetëm ai por edhe persona të tjerë të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, por këto ftesa janë refuzuar.
“Kemi marrë ftesa nga PD dhe PS, janë refuzuar”, tha Haçka. Ai në vijim u shpreh se Shqipëria ka nevojë për modele të reja, ndoshta jo të rinj në moshë, por nga modele të reja, që funksionet publike mos i shikojnë si ofiqe.
Lini një Përgjigje