Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka komentuar marrëveshjen e bërë publike mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë për energjine e ripërtëritshme. Në një intervistë për Syri TV, Renzi theksoi se ai dhe qytetarët italianë ishin informuar për marrëveshjen vetëm përmes mediave, njësoj si dhe për çështjen e emigrantëve.
I pyetur më tej nëse kishte pasur të njëjtën mardhënie me Ramën në kohën kur ishte kryeministër, Renzi u përgjigj me batuta se nuk ka marrë asnjë dhuratë nga kryeministri shqiptar ashtu si Meloni. Ai shtoi se të gjithë ne duan të kenë një raport të mirë me Shqipërinë por ky raport duhet të mbështetet mbi transparencën.
“Nuk më ka dhuruar asnjëherë ndonjë shall dhe nuk më është gjunjëzuar ndonjëherë (qesh), më mirë kështu. Përtej shakave, është bukur që kanë një raport të bukur personal, është bukur të kemi bashkëpunim maksimal por në transparencë dhe në respektim të qytetarëve të mos bëjmë lojëra. Me Ramën unë kam punuar kur kam qënë Kryetar i Këshillit të Ministrave, të gjithë ne duam të kemi një raport të mirë me Shqipërinë por ky raport duhet të mbështetet mbi transparencën” – tha Renzi.
Ish-kryeministri tha se është e qartë se mes Ramës dhe Melonit ka një marrëdhënie të veçatë, por shtoi se kjo po u kushton shumë shtrenjtë italianëve.
“Tashmë është e qartë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë midis atyre të dyve. Mua më jep vetëm kënaqësi, unë s kam agjë kundër marrëdhënieve njerëzore, personale. Kryeministrit tuaj i pëlqen të bëjë shaka, por aty ku nuk gjej asgjë për të qeshur është kur shpërdorohen paratë publike të taksave, si për shembull në qendrat e emigrantëve. Nuk besoj se kjo është një risi, është një çështje për të cilën kemi folur shumë herë ka një marrëdhënie të veçantë mes Melonit dhe Ramës, por kam p⌂rshtypjen se italianët paguajnë dhe paguajnë shtrenjtë”, – tha Renzi.
Lini një Përgjigje