TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2025, 14:09

Ambasadori Ervin Bushati në SHBA ndalohet të marrë pjesë në inagurimin e Trump

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori Ervin Bushati në SHBA ndalohet të marrë pjesë
Ervin Bushati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministria jonë e Jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konsideruar si “të ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit për shkak se raportimi për të nuk është bërë para 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para.

Inaugurimi i Presidentit Donald Trump do të mbahet në ambiente të mbyllura pasi kryeqyteti amerikan Uashington është bllokuar në temperatura nën zero.

Trump shkroi në platformën e tij në internet “Truth Social” se ai kishte urdhëruar që fjalimi inaugurues i së hënës, lutjet dhe fjalimet e tjera të mbaheshin në Kapitol Dome.

“Ka një shpërthim arktik që përfshin gjithë vendin. Unë nuk dua të shoh njerëz në kushte të tilla moti në asnjë mënyrë”, shpjegoi presidenti i zgjedhur.

“Në çdo rast, nëse vendosni të vini, vishuni ngrohtë!”, shkroi Trump.

Tradicionalisht, ceremonia zhvillohet jashtë në anën perëndimore të Kapitolit. Një ceremoni presidenciale zakonisht tërheq turma të mëdha në Qendrën Kombëtare, shëtitoren e madhe midis Kapitolit dhe Memorialit të Lincoln.

ervin bushati trump inaugurimi

Lini një Përgjigje