TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 13:50

Konstituohet Komisioni i 'Zgjedhores'/ Bylykbashi paraqet kushtet, Gjiknuri prioritetet 

Shkruar nga Pamfleti
Konstituohet Komisioni i 'Zgjedhores'/ Bylykbashi paraqet kushtet,
Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknori

Një ditë pas protestës së zhvilluar nga opozita para kryeministrisë, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë ulur sot për Reformën Zgjedhore.

Bashkëkryetari nga PS, Damian Gjiknuri propozoi që punimet e komisionit të nisin me çështjet që nuk kanë nevojë për debat, ndërsa shtoi ky komision do të udhëhiqet nga parimet e OSBE/ODIHR.

“Duke shpresuar këtë herë të bëjmë një reformë të plotë konsensuale, gjetëm konsensus ndërpartiak për dy çështje të rëndësishme vota e diasporës dhe listat e kandidatëve. Shpresoj që punë e këtij komisioni të jetë bashkëpunuese, për zgjedhje më të mira. Detyra, që ky komision të udhëhiqet nga parimi i rekomandimeve të ODIHR. Janë disa rekomandime prioritare, që kërkojnë zgjidhje nga ky komision për tu kthyer në ligj. Janë çështje që do të adresohen nga ligji zgjedhor, do kërkoja mirëkuptim nga opozita, jo cdo gjë do të duhet të adresohet nga ky komision. Atë çfarë na lejon ligji zgjedhor. Transparenca në financimin e partive, meqë është më pak e debatueshme politikisht të kishte prioritet”, u shpreh Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Bylykbashi propozoi që në këtë komision të mos përdoret shumica e cilësuar.

“Nëse ne do të shfrytëzojmë mandatin tonë dhe kohën prej 9 muajsh ka mundësi të kemi një rezultat. Uroj qe do te ecim në këtë frymë, Nëse këtu do të ketë një konkluzion me konsensus, nuk do të ndodhë më ajo që ndodhi në 20220 ku Edi Rama përmbysi çdo marrëveshje që u arrit. Nëse këtu ka konsensus duhet të shkojë deri në fund, pa përdorur shumicë të cilësuar. Këtë e kërkon normaliteti dhe tradita e komisionit të suksesshëm. Gjykojë që të gjithë të kenë mundësi të shprehin opinionet e tyre”, u shpreh Bylykbashi.

Ndërsa  Ulsi Manja theksoi se është e rëndësishme që së pari të nisë puna për të adresuar rekomandimet e bëra nga OSBE/ ODIHR, edhe në raportin e fundit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai tha se duhet që të kalojmë te numërimi në qendrat e votimit.

“Dua t’i ndajmë sipas një rendi të caktuar, duke adresuar fillimisht rekonandimet e OSBE/ODIHR, dhe sugjerimet tona, që janë të karakterit teknik dhe garantojnë pjesëmarrjen dhe fshehtësinë e votës dhe më pas mund të diskutohen çështje që kanë nevojë për konsensus më të gjerë politik. Disa rekomandime të ODIHR do duhet t’i adresojmë dhe nuk ka nevojë për 9 muaj. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, qoftë identifikimi biometrik i zgjedhësve apo votimi e numërimi elektronik në disa zona, por edhe mbikëqyrja e procesit të numërimit të përqendruar me kamera kemi kohë që po i zbatojmë. Edhe ashpërtimi i masave penale për krimet zgjedhore. E treta, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pse duhet të themi ne që duhet të kthehemi te numërimi i në qendrat e votimit dhe të heqim dorë nga numërimi i përqendrimi i votave. Kishte një arsye që u shkua drejt numërimit të përqendruar që kishte të bënte me sigurinë, ndërsa sot teknologjia...në Koosvë për dy orë del rezultati në Kosovë. Të heqim dorë nga numërimi i përqendruar dhe të shkojmë te qendrat e votimit. Nuk ka më komisioner në qendra votimi apo numërues që merr përsipër riskun dënimin me burg jo më pak se 5 vjet që të falsifikojë rezultatin në një qendër se do të bëhet deputet x apo y. Ikën këto kohë“, tha Manja.

Lini një Përgjigje