TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 13:21

“Ishte foltore, jo miting”, Berisha: Protestat masive pas analizës, ristrukturimit dhe hapjes së PD

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte foltore, jo miting”, Berisha: Protestat masive pas

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh gjatë një konference për mediat se pasditen e së hënës nuk pati protestë, por u mbajt “Foltorja e parë parlamentare-qytetare”.

Ndërsa shprehu mirënjohjen e pakufishme ndaj të gjithë atyre qytetarëve që, sipas tij, themeluan me praninë e tyre ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’ në historinë e vendit, para pallatit të krimit, Berisha theksoi se PD nuk kishte thirrur miting, por një ‘Foltore’.

“Pse ne nuk kemi thirrur miting dhe nuk do të thërrasim miting. Edhe njëherë, për të gjithë ata që duan të vërtetën ua themi, për ata që spekullojnë pastaj, të vazhdojnë.

Ne nuk thërrasim se do të angazhohemi në një proces analize, ristrukturimi, hapje të PD-së i cili është jetik.

Në qoftë se ne vendosim për një protestë, apo për protesta masive kjo bie ndesh me të parën. Pastaj të gjithë potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. Jo.

Nuk ka qenë protestë kombëtare. Ka qenë thjeshtë një ‘Foltore’ dhe do të jetë thjeshtë një foltore parlamentaro-qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje