TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 11:50

Pas protestës, Berisha bën lëvizjen e rradhës; thërret mbledhjen urgjente të Kryesisë së PD, çfarë pritet  

Shkruar nga Pamfleti

Pas protestës, Berisha bën lëvizjen e rradhës; thërret

Kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet rreth orës 14:00 në selinë e kësaj force politike, ndërsa mbledhja është kërkuar nga kreu demokrat Sali Berisha.

Mbledhja e Kryesisë mbahet disa orë pas protestës së zhvilluar pasditen e së hënës, e cila ishte konceptuar në formën e një “Parlamenti qytetar”, si një përgjigje ndaj mazhorancës socialiste që nuk lejon deputetët e PD-së të marrin fjalën në seancat plenare dhe refuzimeve për debatet parlamentare.

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kreu demokrat Sali Berisha tha se kjo formë proteste synon ndërgjegjësimin qytetar, por edhe për t’i dhënë zë, ligjvënësve demokratë që nuk lejohet të flasin në sallën e Parlamentit.

Kryesia e PD-së pritet të diskutojë lidhur me aksionin opozitar dhe atë se çfarë pritet në javët në vazhdim. Nga burime të PD-së mësohet se janë disa opsione që janë hedhur më parë nga anëtarë të Kryesisë dhe deputetë demokratë mbi atë se si duhet të organizohet aksioni opozitar. Berisha ka folur për nisjen e një cikli protestash që do të përmbyllen me rrëzimin e Qeverisë Rama. Në këtë kuadër, degët e PD-së në rrethe do të koordinohen për mbajtjen e një proteste mbarëkombëtare, por do të synohet që ajo të jetë e qëndrueshme.

Në anën tjetër, Berisha do të nisë një tur takimesh në bazën e partisë, e ngjashme me ‘Foltoren’ e zhvilluar në kohën e përplasjeve mes tij dhe Lulzim Bashës. Duket se Berisha do të synojë të mbledhë sa më shumë militant demokratë në funksion të aksionit opozitar.

Lini një Përgjigje