
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat, hodhi akuza të forta kundër SPAK, ku tha se dirigjohet nga zyrat e Ramës.
I pyetur nëse do të paraqitet në SPAK lidhur me çështjen e '21 janarit', Berisha deklaroi se do të shkojë.
"Gazetarët thanë se unë qenkam ftuar për 21 janarin. E bën këtë lajm, që të mbulojë vjedhjet miliona euroshe të qeverisë. SPAK-ut i duhej të krijonte lajm, sepse dirigjohet nga zyra e Edi Ramës. Vetëm dje, kur shkova atje unë, më thanë se ka dhe këtë njoftim dhe unë jam dakord. Morën lajmin përpara se të ma jepnin mua. Për të gjitha njoftimet, të vijnë tek shtëpia ime, të trokasin dhe si rregull ka njerëz aty. Padiskutim që do shkoj nesër. Nesër do jem aty. Ky është hetim politik. Kjo, sepse çështja është hetuar në të katër anët. 21 janari ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune të paralajmëruar. Edi Rama është organizatori kryesor, sepse bën me shenjë nga dritaret e mia, që kanë marrë plumba. Do i bëj gjyqin publik Edi Ramës dhe të tjerëve. Rama do dalë organizatori i një proteste, që synonte pushtetin me dhunë", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje