
Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, ka komentuar edhe deklaratat e mbrëmjes së të hënës së ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me tunelin e llogarasë. Sipas përllogaritjeve që Ahmetaj bëri, abuzimi financiar me këtë tunel është 97 milionë euro.
Berisha në reagimin e tij tha se dëshmitari dhe njeriu që denoncoi me forcën më të madhe tunelin e Llogarasë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i pranishëm në takimin e Ankarasë të Edi Ramës, u tha shqiptarëve se jo Belinda Balluku, por është Rama që ka ngrënë dardha prapa shpinës.
“E dëgjuat vetë ju. E vërteta është se Balluku ka shërbyer thjesht si mashë në shkelje të plotë të ligjeve të vendit, por kumbullat dhe dardhat i ka ngrënë Edi Rama”, tha Berisha, duke iu referuar në këtë mënyrë deklaratave të mëparshme të Ramës që ata që shkojnë në SPAK hanë dardha pas kurrizit të tij.
Lini një Përgjigje