
Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka akuzuar sërish qeverinë se përdor mjete të paligjshme për të ndikuar votën e qytetarëve.
Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se qindra mercenarë paguhen për të bërë rolin e patronazhistëve.
Sipas tij, votuesit kërcënohen përmes vendeve të punës dhe mbështetjes ekonomike. Berisha theksoi se madje përdoren edhe kompani private për të ushtruar presion mbi qytetarët.
"Qindra mercenarë marrin rroga për të bërë patronazhistin. Këta iu shënojnë emrin, që do nisin punën dhe me këtë premtim ua marrin votën. Edhe fermerët i mbajtën varur, me qëllim që të marrin votën. Policia terroriste politike përdor edhe kërcënimin.
I thuhet se ti ke motrën në këtë pozicion pune dhe i thonë se nëse nuk jep votën, ik nga puna. Këta përdorin edhe kompani private për të kërcënuar votuesin", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje