TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2025, 20:38

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u shndërrua në mbretin e kullave dhe spektaklit!

Shkruar nga Lucia Tozzi

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Pas skandalit që shpërtheu në Milano, mediat italiane kanë kthyer sytë nga Tirana. Gazetarja Lucia Tozzi ka bërë një artikull shumë interesant, ku godet fort kryeministrin Rama. Ajo ndalet te betonizimi që po i bën Tiranës, teksa e cilëson atë ‘Mbret’. Gazetarja përmend edhe spektaklet e Ramës me ndërkombëtarët, sidomos duke u ndalur te gjunjëzimet para Melonit.

Luigji XVI i Mel Brooks, i interpretuar nga vetë regjisori në kopshtet e Versajës në prag të Revolucionit Francez, shfaqet duke ngritur fundet e zonjave të oborrit, duke tallur oborrtarët, apo duke mashtruar në një lojë shahu. Dhe pasi kryen aktin, kthen kokën nga kamera me një shprehje dinake duke thënë: “Është bukur të jesh mbret”, i kënaqur nga ndjesia e pandëshkueshmërisë që i jep pushteti absolut.

Kështu e imagjinoj Edi Ramën, ish-artist, ish-kryebashkiak i Tiranës e sot kryeministër i vendit dhe kreu i Partisë Socialiste, në pushtet pa ndërprerje. Ai që më 16 maj u gjunjëzua publikisht përpara Giorgia Melonit, duke vulosur marrëveshjen fitimprurëse për migrantët në Qendrën e Gjadrit dhe më 6 qershor priti në sheshin “Skënderbej” në Tiranë 150 nga arkitektët më prestigjiozë të botës, në Festivalin e Arkitekturës “Bread & Heart”, të gatshëm të thonë çdo gjë vetëm për të siguruar kontrata në Shqipëri dhe për ta lavdëruar si “më i kulturuarin dhe demokratikun e liderëve botërorë”. Në fakt, në videot që dokumentojnë këto dy spektakle (madje tre, sepse më 10 korrik ai u gjunjëzua sërish përpara kryeministres italiane, këtë herë në Romë), Rama shikon kamerën, por nuk gjen guximin ta shprehë hapur kënaqësinë e tij.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u
Pamje natën e horizontit të Tiranës (foto nga Lucia Tozzi)

Në fund të fundit, Rama nuk është aq njeri teatri sa artist, dhe ai preferon të shprehë emocionet në mënyrë plastike. Tirana (dhe e gjithë Shqipëria) është telajoja e tij, dhe aty, në transformimin e dhunshëm urban, lexohen manitë e tij për madhështi. “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se gjithë pjesa tjetër e Europës”, deklaroi me krenari në hapjen e Festivalit të tij, në një sallë të mbuluar me qilima, i rrethuar nga një ushtri arkitektësh. Në pak më shumë se dy dekada ka fshirë rregulloret urbanistike aq shumë, sa ka futur në ndërtim të paktën 139 kulla me një lartësi mesatare 26 kate (disa deri në 100 kate) vetëm në Tiranë, një qytet me 536 mijë banorë, më pak se Xhenova.

“Është gjeni, ka bërë Tiranën një Dubai europiane”, më tha entuziast pronari im, krenar për pamjen e re të skyline-it të qytetit. Por Rama e di mirë që konsensusi i brendshëm i ndërtuar mbi pallatet luksoze nuk tingëllon aspak mirë në ambientet ndërkombëtare të “coolness”. Dubai nuk është demokratik, as ekologjik, dhe është i papërshtatshëm si model progresi për një vend që synon të hyjë në BE në “grupin e të mirëve”. Prandaj Rama thirri “ushtrinë e tij arkitekturore” për të diktuar një gjuhë të re urbane.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u
The Bosco Verticale

Stefano Boeri, autor i planit ‘Tirana 2030’, një vizion i qytetit të mbushur me pemë dhe “pyje orbitale”, shkon aq larg sa të thotë se Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e “vëllezërve të mëdhenj” europianë dhe tu thotë “jo” presioneve të pasurive të patundshme, për të shpëtuar bregdetin dhe biodiversitetin. Por vetë ai ka ndërtuar tashmë: një pyll vertikal, një kub të artë pas vilës së diktatorit Hoxha, një pallat luksoz pranë tij, dhe, kulmi i “greenëashing”-ut, Tirana Riverside Project, i kritikuar nga urbanistja Doriana Musai si projekt i imponuar, që shpërnguli banorët me forcë në fund të 2020-s.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Projekt pas projekti, arkitektët e ftuar lavdërojnë lirinë e madhe për të ndërtuar pa plane e rregulla, por me një thirrje për të ruajtur cilësinë dhe gjelbërimin, si të ishte një akt bujarie e vetë sipërmarrësve.

Spektakli ndodh brenda Book Building, një pallati me planimetri pentagonale pranë xhamisë së vjetër dhe kullës së sahatit në sheshin Skënderbej, aq i shëmtuar, sa projektuesit belgë 51N4E e shmangin nga faqja e tyre zyrtare, ku tregojnë me krenari vetëm TID Toëer dhe rregullimin e sheshit Skënderbej, tashmë një “ishull nxehtësie”.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Por Book Building është modest krahasuar me “mrekullitë” e MVRDV, yjet e arkitekturës holandeze: Downtown One, një kullë me kubikë në fasadë që përfaqëson hartën e pixel-izuar të Shqipërisë, dhe mbi të gjitha ‘Skënderbeu Building’, një kullë 85 metra në formë busti të heroit kombëtar, me ballkone në hundë, veshë e mustaqe. “Nuk duhet t’u pëlqejë të gjithëve, unë nuk projektoj për të gjithë”, tha Winy Maas, kreu i MVRDV-së. Në projektin e tij shkruhet: “Sot qytetet po ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Unë i inkurajoj të gjejnë karakterin e tyre individual dhe ta theksojnë. Skënderbeu Building është një mundësi për këtë.”

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Këto janë fjalë që zbulojnë një arrogancë kolonialiste të hapur: një studio ultraeuropiane, me rrënjë të forta holandeze, vjen e mbush një vend me kulla gjigante të ngjashme kudo në botë, nga Tajvani në Ekuador dhe pretendon të përcaktojë “karakterin individual” të Shqipërisë me një arkitekturë ikonike që të kujton Kinën e viteve 2000 apo regjimet autoritare të çdo epoke. Mesazhi: “Ju shqiptarë jeni një fis nacionalistësh patetikë, tregojeni këtë me krenari përmes markës sime ndërkombëtare që çdo bretkosë e kthen në princ ‘cool’.”

Edhe më i qartë është projekti për Piramidën e ish-Enver Hoxhës, simbol i shtetit totalitar, të cilën MVRDV e shndërron në një “monument loje dhe inovacioni”, me kube shumëngjyrëshe që strehojnë galeri, start-up dhe kafene. Është më gazmore se më parë, por me atë lloj hareje false që të bën të ndihesh bosh brenda. Ideologjia e saj i ngjan “soft poëer”-it amerikan të viteve ’80 kundër grisë komuniste, si reklama e famshme e Ridley Scott për Macintosh-in. Dikur Rama pikturoi fasadat gri të Tiranës me ngjyra, dhe funksionoi. Por sot kutitë kapitaliste shumëngjyrëshe nuk ngjallin më dëshirë.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Tirana dhe e gjithë Shqipëria po boshatisen: popullsia ka rënë në rreth 2,3 milionë banorë, një e treta më pak se kulmi i saj. Të rinjtë po ikin. Ekonomia rritet, por jo mjaftueshëm ose jo e shpërndarë drejtësisht. Në vitet e fasadave shumëngjyrëshe, në Bllok kishte jetë e krenari rinore. Sot turistët shëtisin një qytet vertikal, por pa frymë.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Edi Rama, intelektuali, e di anën depresive të këtij spektakli, por nuk ndryshon politikë. Ai poston video me përqafime me liderë botërorë dhe hedh miliona metra kub betoni mbi gjelbërimin e dikurshëm të Tiranës. Parku i Liqenit po rrethohet nga kantiere të reja: Lake Vieë, Grand Park Vieë, Lake Diamond Toëer, Tirana Rocks, qendra tregtare, hotele, kulla luksi, dhe stadi “Selman Stërmasi” që do të transformohet nga OMA me pesë objekte gjigante shtesë. Edhe Teatri Kombëtar u shkatërrua, pavarësisht protestave të gjata, për t’u zëvendësuar nga një teatër i ri i Bjarke Ingels. Kryebashkiaku Erion Veliaj, krahu i djathtë i Ramës, tashmë është arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash përmes fondacioneve e galerive.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Transformimi i Tiranës është laborator i një pushteti që përzien autokracinë me progresizmin kulturor, ku artistë e arkitektë ndërtojnë mbi kujtesën e shuar dhe mbi njerëzit që largohen. Rezultati: një qytet që rritet vertikalisht, por zbrazet emocionalisht e demografikisht. Një shkretëtirë me ngjyra.

Gazetarja italiane ‘shkund’ Ramën: Piktori që u

Filmi “Annulloje Ligjin” i Fabrizio Bellomos (2023), që analizon marrëdhënien midis artit publik, transformimit urban dhe revoltave, përfundon me një histori nga vetë Rama: gjatë një proteste, aktivistët rrëzuan një skulpturë kërpudhe të Carsten Holler-it. Rama e njoftoi Holler-in, dhe ky dha “një ide fantastike”: “Rindërtojeni 25% më të madhe. Kështu kushdo që e prek, e di se do të rikthehet më e madhe.” Ideja e entuziazmoi Ramën, një metaforë perfekte e një regjimi që çdo revoltë e shndërron në forcim të vetes, çdo fitore qytetare në një tjetër kullë betoni. /Përshtati “Pamfleti” nga “Lucy on Culture

Lini një Përgjigje