
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për Kodin e ri Penal të prezantuar disa ditë më parë nga qeveria.
Berisha tha se nuk është normale që Kodi Penal të ndryshohet çdo 10 vite. Sipas kreu të PD-së, ndryshimet e shpeshta e zhysin sistemin juridik në një mjedis pasigurie.
Berisha tha se të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë.
“Narkoshteti paraqiti dy ditë më parë narkokodin e parë të Shqipërisë, në të cilin goditën pa mëshirë qytetarët. Do tu jap një shembull. Ky është kodi i tretë në 30 vite në 1995 u miratua kodi i parë penal. Në 2014 u hartua kodi penal që është sot në fuqi dhe fiks në 10 vite del nga shpellat e mafies pa asnjë konsultim një tekst tjetër i ri i kodit penal. Duke përmbysur në mënyrë të vazhdueshme ligjet, ti vetë sistemin e zhyt në një mjedis pasigurie. Sistemi juridik.Do t’u jap një shembull, ky është kodi i tretë në 30 vite. Në vitin 1995, u miratua kodi i parë penal. Në vitin 2014, me ndihmën e Euralius, u hartua kodi penal që është sot në fuqi. Dhe pa u mbushur 10 vite apo fiks në 10 vite, del nga shpellat e mafies, pa asnjë konsultim, nga zyrat e Edi Ramës, një tekst tjetër i ri i kodit penal. Edhe njëherë, kodet plotësohen me veprat penale që krijohen, me praktikat që duhet të zbatohen, por të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë”, u shpreh Berisha.
Teksa kritikoi Kodin e ri Penal, Berisha tha se sot në Shqipëri qytetari dënohet me burgim për një parkim të gabuar dhe se varësi serial del nga burgu.
“Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar. Me këtë kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici pijanec apo të droguar.
Sot qytetari shqiptar dënohet me dhjetëra vite në qoftë se i ka marrë ndërmarrjes 1 milion lekë. Ndërkohë që zyrtari i lartë duhet të vjedhë qindra milionë që të marrë dënimin që meriton. Ky është kodi i përçudnive të mëdha. Por nuk janë vetëm këto.
Pra, është kodi që vrasësit serialë i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë, në një kohë kur në të gjitha ligjet, dhe sot në ligjet e vendeve demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje.
Dhe në qoftë se pyeten qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për rivendosjen e dënimit me vdekje. Por meqenëse ka ndodhur që këta janë enturazhi i Edi Ramës, dhe qeveritarëve të tjerë, atëherë duhet të bëjmë ligjin që këtyre t’u japim një shans të dytë", tha Berisha.
Lini një Përgjigje