TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2025, 10:51

Motra i mori mandatin e deputetit, Lapaj ankimon në KAS vendimin e KQZ: Ma jepni mua

Shkruar nga Pamfleti

Motra i mori mandatin e deputetit, Lapaj ankimon në KAS vendimin e KQZ: Ma

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga ‘lufta’ për t’u bërë deputet

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit 'Kleana Xhuvelit', motrës së Adriatik Lapajt.

Lapaj ka parashtruar edhe njëherë të gjithë pretendimet e tij se përse mandati i takon listës së hapur, duke i kujtuar KAS se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj.

Po ashtu, Lapaj i thotë KAS që mos të pranojë as revokimin nga dorëheqja të Kleana Xhuvelit dhe Zeqir Kordhonit dhe për rrjedhojë mandatin t’ia kalojë atij si më i votuari i listës së hapur.

Tashmë pritet që KAS të shqyrtojë çështjen dhe të dalë me një vendim përfundimtar, që do të përcaktojë përfundimisht emrin e deputetit të ri që do të marrë mandatin.

“Çështja që ngre KQZ-ja nuk ka lidhje me situatën në të cilën ndodhemi. Jemi përpara situatës që 12 kandidatët kanë shprehur vullnetin me shkrim në datën 11 maj për tu dorëhequr nga kandidimi, dhe nëse KQZ do të kishte përmbushur detyrimin ligjor për të dalë me një akt administrativ (të miratimit, refuzimit apo të çfarëdo forme dhe përmbajtje), do të ndodheshim përpara faktit që KQZ nuk do t'i hynte fare këtij diskutimi, por do të kishte proceduar me djegien e listës së mbyllur dhe do të kishte proceduar me kalimin e mandatit tek më i votuari i listës së hapur.

Në kushtet kur KQZ nuk ka vepruar në përputhje me ligjin, e ka vendosur subjektin zgjedhor në një pasiguri juridike në raport me gjithë subjektet e tjera zgjedhore, duke krijuar një precedent te rrezikshëm për sistemin zgjedhor dhe fuqinë institucionale, duke e nëpërkëmbur marrëdhënien mes institucionit dhe individit. Kjo për faktin se heshtja e KQZ ka krijuar kushtet për të vesuar vullnetin e kandidatëve të tërhequr.

Pjesë e këtij procesi ankimimi duhet të jetë edhe interpretimi dhe unifikimi i praktikave të ndryshme që ka ndjekur KQZ duke zbatuar rastin e precendetit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 ku kandidati Tom Doshi u tërhoq nga kandidimi ditën e zgjedhjeve dhe KQZ u shpreh me vendim, një ditë pas këtij akti. A i ndryshoi KQZ në këtë rast listat shumëemërore?! A përbënte ky fakt për KQZ arsye për ta quajtur këtë veprim si ndryshim i listave shumëemërore në kundërshtim me Nenin 73/4 të Kodit Zgjedhor?!”, thuhet në kërkesën e Lapajt.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar më 23 korrik, tabelën përmbledhëse të rezultateve për qarkun e Tiranës, duke zyrtarizuar ndarjen përfundimtare të mandateve për Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se mandati i 'Nisma Shqipëria Bëhet' për Tiranën i kalon Kleana Xhuvelit.

Në sallën e mbledhjeve të KQZ-së ka mbërritur Kleana Xhuveli, e katërta në listën e mbyllur të koalicionit. Xhuveli është e afërme e kandidatit Adriatik Lapaj, i cili është shpallur fituesi me më shumë vota preferenciale në listën e hapur.

Përfundimi është se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi, pasi listat janë miratuar. Dhe kjo është kështu për çdo lloj shkaku. Kështu që duke qenë se Kleana Xhuveli është renditur para Zeqir Kordhonit në listën e mbyllur të koalicionit, i takon asaj të marrë mandatin e këtij koalicioni.

"Përfundimisht shpall kandidat fitues zonjën Kleana Xhuveli”, tha Celibashi. 

Lini një Përgjigje