
Rama: Nuk do të ketë më ‘qiqra në hell’ për zyrtarët...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga uniformat blu të efektivit Ardian Isufi, i cili dhunoi kamarierin në Vlorë vetëm sepse i kishte vendosur një shishe ujë më tepër në faturë.
Isufi u pezullua nga detyra, por Rama ka kërkuar përjashtim të menjëhershëm. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri shprehet se me reformën e re që do të nisë, do të ndryshojnë edhe përgjegjësitë e zyrtarëve shtetërorë.
Duket se mesazhi i Ramës shkon edhe për Ilir Prodën. Kreu i Policisë vetëm sa e pezulloi efektivin, por për kryeministrin nuk duhet të ketë asnjë tolerim. Duhej të ishte Drejtori ai që duhej të reagonte i pari ashpër.
Postimi i Ramës
Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.
Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.
*Shembull: Çdo punonjës apo zyrtar i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.
Lini një Përgjigje