TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2025, 13:02

KQZ certifikon mandatet në Fier, Elbasan dhe Durrës, emrat e kandidatëve fitues

Shkruar nga Pamfleti
KQZ certifikon mandatet në Fier, Elbasan dhe Durrës, emrat e
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

KQZ pas më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka shpërndarë sot mandatet e qarkut Fier dhe Elbasan.

Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim.

Zegjine Çaushi do të ulet në Kuvend në shtator edhe pse nga rinumërimi humbi me 10 vota diference me kandidaten Maldrita Bardho. Celibashi njohu dorëheqjen e Bardhos nga mandati duke ia dhënë zyrtarisht Çaushit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi shpërndarjen e mandateve dhe listat e kandidatëve fitues në zgjedhjet e 11 majit për Fierin, Elbasanin dhe Durrësin.

Në Fier mandatet ndahen :

PS-ja 12 mandate: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Antoneta Dhima, Asfloral Haxhiu, Elton Korreshi, Ramion Kurti dhe Zegjine Çaushi

PD-ja 4 mandate: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Briunilda Haxhiu, Saimir Korreshi

Në Elbasan mandatet ndahen si më poshtë:

PS-ja 10 mandate: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Agron Gaxho.

PD-ja 4 mandate: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi

Në Durrës mandatet ndahen:

PS-ja 8 mandate: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla, Ani Dyrmishi, Etleva Budini

PD-ja 6 mandate: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, Arian Ndoja

Gjatë seancës së sotme, kandidatja Andia Ulliri kërkoi mandatin në Qarkun e Durrësit për shkak të kuotës gjinore, por kjo nuk u pranua nga Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi.

Kujtojmë se këto ishin tre qarqet që kishin mbetur pa u certifikuar pasi pak ditë më parë, Celibashi vulosi rezultatin edhe për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, koalicioni i PD-së 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate dhe nga një mandat shkuan për Lëvizjen Bashkë, Nismën Shqipëria Bëhet dhe për Partinë Mundësia.

kqz certifikon mandatet në fier elbasan dhe durrës

Lini një Përgjigje