
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar Edi Ramën pasi ky i fundit dhe gazetari më i afërt i tij, Sokol Balla kërcënuan publikisht kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhin me burg ose me jetën e tij.
Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh!, theksoi Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.
“Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.
Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.
Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës. Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë.
U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh”, tha ai.
Lini një Përgjigje