TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 17:23

Erdogan 'provokon' nga xhamia e Namazgjasë, sulmon Izraelin dhe kupolën e Komunitetit Mysliman

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan 'provokon' nga xhamia e Namazgjasë, sulmon Izraelin dhe

Deklaratat e tij ishin padyshim një provokim i hapur. Si për gylenistët, pasi dukej qartë se mesazhi ishte për kupolën e KMSH, ashtu dhe për Izraelin...

Presidenti turk Rexhepo Taip Erdogan provokuar nga inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë. Edhe pse duhej të ishte një ceremoni fetare, ai doli aty dhe ku pritej. Presidenti turk sulmoi Izraelin nga mesi i xhamisë, duke deklaruar se po bën gjenocid në Palestinë. Po ashtu kërkoi masa ndaj gylenistëve. 

Një ndër arsyet se përse u vonua inaugurimi i xhamisë ishte për shkak se Erdogan pretendon se Komuniteti Mysliman është kapur nga Gylen. Madje për këtë arsye dhe sot kreu i KMSH nuk ishte në ceremoni. Por edhe pse kemi të bëjmë me një inaugurim kulti, kjo nuk e ndali Erdogan të provokonte dhe të lëshonte akuza.

Njëkohësisht xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani, apo për t’u adhuruar por janë për të thirrur njerëzimin në mirësi, në adhurimin e Allahut dhe t’i bashkojë myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe që na imponon detyrën që jo vetëm t'i ndërtojmë xhamitë, por tu dalim zot dhe t’i mbrojmë ato. Njësoj si sot që po ndërtojmë dhe po hapim xhaminë duhet të përpiqemi edhe në të ardhmen, që së bashku të mbajmë gjallë mes nesh këto vlera. Ne nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, feja e paqes, mos ua lëmë bosh fushën qarqeve që ushqejnë interesa të tyre për qëllime personale. Kjo është detyra e çdo myslimani. Xhamia është xhamia e vëllezërve myslimanë me zemër dhe ndërgjegje të pastër dhe Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve tanë me zemër dhe ndërgjegje të pastër”, tha Erdogan duke sulmuar të ashtuquajturit gylenistë, por që mesazhi duket se shkon për kupolën e KMSH.

Por deklarata më e fortë erdhi më pas. Ndonëse Edi Rama ja bëri të qartë në konferencë shtypi se Shqipëria është krah izraelit dhe këtu ndahen të dyja palët, Erdogan ju drejtua “vëllezërve myslimanë”. Ai kërkoi që të bëhen bashkë kundër Izarelit. Sipas tij, ata kanë kryer masakra dhe i etiketoi si terroristë.

Siç e dini edhe ju ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit i Izraelit në Gaza, janë 50 mijë vëllezër palestinezë që kanë rënë martir në sulmet e Izraelit, janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitete, qeveria izraelite vijon sulmet barbare, dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit i ndërgjegjes tonë njerëzore që të qëndrojnë kundër terrorizmit që aplikohet në Izrael dhe Palestinë. Qeveria e Izraelit dhe Netanyahu e ka treguar sërish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke sulmuar shtetin e Libanit.

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dua t'i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtarë që duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje. Duhet të mbajmë një qendrim të përbashkët. Dua që të gjitha adhurimet të pranohen nga i madhi zot”, tha ai.

Deklaratat e tij ishin padyshim një provokim i hapur. Si për gylenistët, pasi dukej qartë se mesazhi ishte për kupolën e KMSH, ashtu dhe për Izraelin, pasi nuk mund të përdorësh një objekt kulti për politikë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje