TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 22:52

Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, kërcënon Baçi: Do bëjmë edhe më keq!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, kërcënon Baçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar në një emision televiziv ka komentuar skenarët e opozitës për bllokimin e seancës plenare, si edhe dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji. Baçi thotë se secili prej deputetëve të PD ka djegur karrigen e vet dhe paralajmëron skenarë të tjerë dhune në Kuvend.

Sa i takon kallëzimit të opozitës ndaj 74 deputetëve të PS në SPAK për çështjen ‘Xhaçka’, Baçi thotë se nuk ishte hakmarrje. Sipas tij, deputetët e PS kanë kryer vepër penale pasi kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese duke mos dërguar për verifikim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, të cilën opozita e akuzon për konflikt interesi.

S’ka qenë hakmarrje, por e diskutuar javë më parë në PD. Nuk është bërë si kundërpërgjigje se na çuan ne në SPAK, çuarja jonë në SPAK se u vëmë zjarrin karrigeve tona, s’duhet të tërhiqemi. Secili për ne merr përsipër që karrigen e vet e ka djegur vetë. Është një formë protestë që e bëjnë deputetët e opozitës, do ta bëjmë edhe më keq se kaq për gjendjen ku është katandis ai parlament.

Deputetët e mazhorancës kanë kryer vepër penale, kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë votuar kundër. SPAK këtu do tregojë profesionalizmin tyre që janë të frikësuar apo varur nga Rama. Nëse do ketë drejtësi të pavarur dhe nëse SPAK do bëjë detyrën s’ka nevojë të merret me hetim të çështjes, se ka para nga Gjykata Kushtetuese që ka thënë shprehimisht kanë shkelur kushtetutën, nuk e kanë çuar mandatin në Kushtetuese”, tha Baçi në “Report TV”.

 

Lini një Përgjigje