TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 22:31

Ka 20 vite që del deputet te lista e PD, Mediu sulmon partitë e reja: I shërbejnë Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Ka 20 vite që del deputet te lista e PD, Mediu sulmon partitë e reja:

Edhe pse gjithmonë ka dalë deputet nga lista e PD, Fatmir Mediu ka sulmuar partitë e reja.

Ai tha në emisionin Now në Euronews Albania se partitë e vogla që garojnë më vete ose në koalicion pa një parti të madhe i shërbejnë Edi Ramës nëse nuk arrijnë të marrin dot asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që votat të përkthehen në mandate në këtë sistem që kemi janë koalicionet sa më të gjera dhe të organizuara, siç është ai i PD dhe aleatëve.

Që të ndryshosh Shqipërinë duhet të marrësh mazhorancën, për këtë duhet një koalicion sa më i organizuar dhe i gjerë. Nëse i kishim 26 subjektet më vete do merrnin një numër të caktuar votash por që nuk do përktheheshin në mandate.  Edhe subjektet e tjera që kanë dalë vetëm ose në koalicion, problemi më i madh i sistemit është se nëse ato vota nuk kthehen në mandate shkojnë në favor të Edi Ramës, se Rama në 2019 bëri ndryshimet e Kushtetutës me këtë qëllim që të mos lejonte koalicionet e përbëra, se atëherë do ishte ndryshe situata, do kishte konkurrime të përbashkët por secili subjekt do kishte mandatet e veta”, tha Mediu.

Lini një Përgjigje