
Juristja Brizida Gjikondi e ka cilësuar si show të Sali Berishës primaret e zhvilluara në Partinë Demokratike. Ajo u shpreh se Berisha nuk e heq dot non gratën në SHBA.
Gjikondi tha gjithashtu se kjo është lëvizje tipike e Berishës për të krijuar iluzion ndërsa sipas saj familja e kreut të PD bën ligjin.
“Berisha i bëri primaret për ata që nuk janë në listë të sigurt. Tipike e tij, për të krijuar iluzion. I bëri primaret për show, gjoja, ndryshe nga Partia Socialiste, unë bëj primare, por familja e tij bën ligjin. As 50 përqind e listës së anëtarëve të PD nuk votuan. Berisha kërkon të tërheqë vëmendjen nga halli i tij. Ai nuk ka pecedent që ta heqë dot në Amerikë. Për të hequr vëmendjen, tani thotë do arrestohet Rama. Stili i Berishës për të hequr vëmendjen nga vetja”, tha Gjikondi për “Abc News”.
Ajo tha gjithashtu se koalicioni i Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit nuk jep frymëzim dhe se opozita është kthyer në qesharake. Sipas Gjikondit, tre liderët e koalicionit Berisha, Meta dhe Fatmir Mediu kanë probleme me drejtësinë.
Lini një Përgjigje