TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 18:35

Evi Kokalari shpërthen ndaj demokratëve: Njerëz pa dinjitet, Meta ju zuri vendin në lista dhe ju mbyllni gojën

Shkruar nga Pamfleti
Evi Kokalari shpërthen ndaj demokratëve: Njerëz pa dinjitet, Meta
Kokalari-Meta

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar e revoltuar mbi paktin PD-PL, ku kjo e fundit do të marrë 4 vende në listë të sigurt në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas saj, të fusësh Ilir Metën në lista është një dëm i madh për PD. Po ashtu, ajo shprehet se është e turpshme që demokratët mbyllin gojën për një gjë të tillë.

"Sali Berisha pa pike turpi i jep katër mandate LSI-së dhe ju rrini me gojë mbyllur se nuk keni dinjitet as të mbroni të drejtat tuaja.

Si mund ta fusësh Ilir Metën në lista të mbyllura? Ilir Meta është në paraburgim duke u gjykuar për korrupsion.

Fundja, ti kishe dhënë një mandat dhe Erion Velias dhe ja merrje Edi Ramës kalanë nga brenda.

Turp për të gjithë demokratët që mbyllin gojën. Ose ikni masivisht nga kjo parti, ose publikisht duhet të gjykohen si njerëz pa dinjitet qe mbani kupolën e korrupsionit gjallë”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje