TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 20:19

BE mesazh Ramës dhe Berishës: Nuk do lejojmë zhbërjen e reformës, garantoni pavarësinë e gjyqësorit

Shkruar nga Pamfleti
BE mesazh Ramës dhe Berishës: Nuk do lejojmë zhbërjen e
Ambasadori i BE

Përgjegjësia dhe pavarësia janë në zemër të çdo shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti i së drejtës...

Teksa SHBA është tërhequr dhe nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë sa i takon ecurisë së reformës në drejtësi, Bashkimi Europian vijon të jetë i palëkundur në pozicionin e tij.

Ndërkohë që politika është hedhur në sulm kundër drejtësisë së re, ambasadori Silvio Gonzato ja ka bërë edhe një herë të qartë Ramës, Berishës, Metës dhe shumë të tjerëve se ata nuk do të lejojnë kthimin pas të reformës në drejtësi. 

Sot në tryezën e organizuar nga Ambasada e Holandës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Ambasadori Silvio Gonzato iu bashkua diskutimeve rreth trashëgimisë së sistemit të vetingut të vendosur nga reforma në drejtësi e vitit 2016.

Sipas tij, Reforma dhe bashkë me të edhe vetingu synon rikthimin e besimit të publikut te gjyqësori dhe institucionet e tij. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian ka mbështetur që në fillim procesin e vetingut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në përfundimin e tij, ka vijuar ambasadori.

Besimi është një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë. Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme”, tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Sipas tij, përgjegjësia dhe pavarësia janë në zemër të çdo shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti i së drejtës.

Deklarata vjen në një kohë kur ka nisur një përplasje fortë mes drejtësisë dhe politikës. Si PS ashtu dhe PD po e godasin fort SPAK, pasi kjo e fundit nuk po toleron asnjë të korruptuar. /Pamfleti

Lini një Përgjigje