
Avokati Genc Gjokutaj ka rihapur “plagët” e vjetra të përplasjes civile në PD.
Teksa dje u vulos pakti me aleatë dhe po ashtu dolën të dhënat finale të primareve, avokatu i Berishës ka kujtuar sulmin e 8 janarit, ku grupi i Berishës tentoi të merrte me dhunë selinë e PD.
Duket se mesazhi i tij ka qenë për Barhdin, Gjekmarkajn dhe të gjithë ata që ndërruan kah.
“Kjo është vendngjarja! Qe edhe nëse dikush mund ta ketë harruar dje në primare do ti shfaqet dhunshëm në 11 Maj! PD nuk u rithemelua nga autoret e kësaj vendngjarje! Berisha nuk u lirua prej tyre, por u arrestua me ndihmën e tyre! Harresa është gjumi i vdekjes! Kujtesa është ringjallja! Fitore PD dhe demokrateve të vërtetë”, shkruan Gjokutaj.
Lini një Përgjigje