TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 14:08

Ilir Meta injoron Kryemadhin, largohet nga salla sapo ajo merr fjalën

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta injoron Kryemadhin, largohet nga salla sapo ajo merr fjalën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në korridoret e Pallatit të Kongreseve ku zhvillohet Konventa Kombëtare, teksa Monika kryemadhi po mbante fjalim.

Prej 2 javësh Meta dhe Kryemadhi janë në një luftë të ashpër me njëri tjetrit, duke bërë sulme publike. Meta kërkoi të hiqte Kryemadhin nga PL duke thënë se në parti nuk duhet të egzistojnë nepotizmi, arsye kjo që Kryemadhi nuk e pranon.

Lufta mes tyre vazhdon, kjo tregohet qartë edhe me veprimin e fundit që Meta bëri gjatë fjalimit të Kryemadhit, duke dalë jashtë sallës e duke folur me të rinjtë lidhur me klikimet në rrjetet sociale.

“Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë. Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat. Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia.

Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi, Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi”, tha Kryemadhi.

Ilir Meta injoron Kryemadhin, largohet nga salla sapo ajo merr fjalën

 

ilir meta monika kryemadhi

Lini një Përgjigje