TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 13:27

Sulmet ndaj Bashës në Konventë, reagon PD: Ilir Meta, njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në vend

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj Bashës në Konventë, reagon PD: Ilir Meta, njeriu

PD-ja zyrtare i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës ndaj Lulzim Bashës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina ka publikuar një video ku Sali Berisha dhe Ilir Meta hedhin akuza ndërmjet njëri-tjetrit.

"E dhashë prej Shkëlzenit unë dorëheqjen, se ishte në videon e Dritan Priftit dhe ti e di shumë mirë", i thotë Meta Berishës.

"Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri!", janë disa nga akuzat e Berishës për Metën.

Karabina shkruan se hallet e Metës nuk janë dhe s’do të jenë kurrë hallet e Shqipërisë.

"Ky është Ilir Meta ose Ilir Metaj. Koha kur ai ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund. Hallet e tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë hallet e Shqiptarëve", shkruan Mirela Karabina.

Gjatë Konventës së Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza ndaj Bashës, i cili tha se me vulën pa parti ka marrë 1 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Lini një Përgjigje