TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 12:48

"Never give up", Meta zbulon kur do të largohet nga politika

Shkruar nga Pamfleti

"Never give up", Meta zbulon kur do të largohet nga politika

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Konventën e partisë, iu ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që kërkojnë që ai të largohet nga politika.

Ai tha se i vetmi kusht që ka për t’u larguar nga politika është realizimi i 5 pikave të programit të tij.

"Kushdo që Ilir Meta të largohet nga politika duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet e larta. Malet tona edhe më të larta kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up.

Liria nuk dhurohet, mos harroni kurrë. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë. Të bashkohemi për ta shporrur njëherë e mirë atë që e quajtur ‘ebola” në mitingun e 2017, atë që përzë shqiptarët. Duhet të jemi popull i bashkuar. I ftoj të gjithë të ngrihen, unë çdo ditë jam në rrugë, kam kartëvizitat me vete, u jap të gjithëve, u jap numrin tim. Bëjeni të gjithë këtë gjë dhe do ta përmbysim rilindjen në pak muaj, jo në 2025.

Shqipëria do të fitojë, PL do e meritojë këtë emër, nga sot fillon një histori e re. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri, do e çoj deri në fund këtë betejë dhe do të triumfojmë, Kemi qenë të tradhtuar si opozitë ndaj jemi këtu ku jemi. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë. Edhe natën ditë që Shqipëria të shikojë dritë.

Unë kam nevojë për dashuri pa kushte, i vetmi kush që kam unë është të betohemi sot për ty atdhe, me këtë program të mrekullueshëm dhe këtë ekip që kemi. Fitore", u shpreh Meta.

Kreu i PL ka nënkuptuar nuk do tërhiqet në këtë periudhë ku po 'lufton' me SPAK.

Lini një Përgjigje