TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 12:30

Fjalimi i zgjatur i Metës, delegatët e rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla

Shkruar nga Pamfleti

Fjalimi i zgjatur i Metës, delegatët e rinj nuk durojnë më

Fjalimi i zgjatur i Ilir Metës mesa duket ka filluar të mërzisë disa delegatë.

Në foto shihet se disa të rinj çohen nga karriget e tyre dhe largohen nga Pallati i Kongreseve, teksa kreu i PL-së vijon dhe flet.

Kreu i PL-së Ilir Meta po mban Konventën e partisë ku pritet të zgjidhet kryetari dhe zëvendësi i tij. Por ashtu siç ka njoftuar më herët Ilir Meta, këtë herë do të quhet President. Konventa po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ku janë 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.

Ai ka sulmuar ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp ata që kujtojnë se jemi popull pulash.

Meta tha se nëse një ambasador del kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, do jetë ai i pari që do të mbledhë njerëz para ambasadës.

 

 

Lini një Përgjigje