TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 11:29

Meta sulmon Ramën: Mos të të gënjejë mendja se do marrësh vulën siç bëre me Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Meta sulmon Ramën: Mos të të gënjejë mendja se do

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombetare. Ai u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

Meta deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.

“Kjo është Konventa e fundit e PL që nis me 30 min me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.

Lini një Përgjigje