
Pjesë e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë janë bërë edhe dy ish-deputetët e Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu. Ata kanë marrë pjesë si përfaqësues të Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha.
Siç shihet edhe nga fotoja, të dy demokratët janë ulur afër, ndërsa do të dëgjojnë punimet në këtë Konventë.
Në Konventën e Partisë së Lirisë pritet të zgjidhet kryetari dhe zëvendësi i tij, por ashtu siç ka njoftuar më herët Ilir Meta, këtë herë do të quhet President. Konventa po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ku janë 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.
Ilir Meta ishte ndër të parët që mbërriti në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë Monika Kryemadhi u shoqërua nga besnikët e saj në parti, Endrit Braimllari, ish-sekretar i Përgjithshëm në PL dhe Elona Guri, bashkëpunëtore e afërt e Kryemadhit dhe Metës.
Monika ka folur para nisjes së Konventës, duke qartësuar disa pika që aty. Ajo zgjodhi të mbrojë familjen, ndryshe nga Ilir Meta. Kryemadhi tha se konflikti i interesit është ai që shkatërron një forcë politike.
Gjatë fjalës së tij para nisjes së Konventës së PL-së, Meta tha se për të gjithë ata që kanë merakun e Monikës, problemi më i madh është nepotizmi në parti. Ai deklaroi se Monika Kryemadhi nuk do të perjashtohet nga Partia.
Lini një Përgjigje