TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 10:45

A do të përjashtohet Kryemadhi nga partia? Meta ndjek shembullin e Stalinit: Nuk ju dhimbset Monika më shumë se sa mua

Shkruar nga Pamfleti
A do të përjashtohet Kryemadhi nga partia? Meta ndjek shembullin e
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij para nisjes së Konventës së PL-së tha se për të gjithë ata që kanë merakun e Monikës, problemi më i madh është nepotizmi në Parti. Ai deklaroi se Monika Kryemadhi nuk do te perjashtohet nga Partia.

Meta tha se Monika është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij, teksa shtoi se kjo nuk është një konventë kundër saj. Kreu i PL tha gjithashtu se në Kryesi janë të dy të barabartë.

“Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boçit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë. Jemi në këtë situatë sepse janë 500 lidhje nepotike në dogana dhe dogana.

Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni për nepotizimin, pasi duke qenë kryetare e partisë dhe deputete sot dhe ndoshta nesër është automatikisht anëtare e komitetit drejtues. Në kryesi jemi të dy të barabartë. Tani më dëgjoni meqë keni hallin e Monikës ju: nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Lexoni, çfarë i tha. Nuk ka lidhje me Kryemadhin”, tha Meta gjatë fjalës së tij.

ilir meta kryemadhi

Lini një Përgjigje