
Në Pallatin e Kongreseve do të mblidhet ditën e sotme Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Ilir Meta pritet që të zgjidhet President i forcës që themeloi në 2004 dhe që i ndryshoi emrin një vit më parë.
Përballë në garën për President, ai ka Faik Bashën, një ish drejtues policie aktualisht kryetar i degës së Kamzës.
Ajo çfarë vihet re në rendin e ditës të publikuar nga Tedi Blushi është se emri i ish drejtueses, Monika Kryemadhi nuk shihet gjëkundi.
Nuk dihet ende nëse ajo do ti bashkohet konventës së Partisë së Lirisë.
Megjithatë nuk pritet që të ketë surpriza. Objektivi kryesor i deklaruar nga Meta është shkëputja nga nepotizmi të partisë.
E thënë shkurt për të larguar automatikisht Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese. Nuk pritet që të mungojnë sulmet kundër SPAK-ut dhe Altin Dumanit, që këtë muaj kanë qenë mjaft të forta nga Meta.
Lini një Përgjigje