TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 10:01

Meta nervozohet para nisjes së Konventës, sulmon organizatorët: Ku janë njerëzit, salla është bosh! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Meta nervozohet para nisjes së Konventës, sulmon organizatorët:
Meta para nisjes së Konventës

Nga pamjet duket që salla është bosh dhe njerëzit duken që nuk kanë ardhur. Për këtë Meta iu kërkon llogari bashkëpunëtorëve duke thënë se "në 10:00 unë filloj Konventën".

Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Menjëherë sapo ka mbërritur Meta iu turr një prej bashkëpunëtorëve të tij duke e kritikuar për një gabim.

Ky i fundit mesa duket kishte postuar në facebook e Ilir Metës dhe kishte bërë një gabim ortografik.

Meta: Hajde shpejto, shpejto

Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?

Bashkëpunëtori: Po.

Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin.

Rinia e plakur, hajde.

'Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster,' i thotë Meta një simpatizanti tjetër.

Më pas një anëtare e PL-së i thotë Metës të marrë bexhin para se të hyjë. Meta i përgjigjet: Prit se do hyj prapë unë, të punoj me ritmin tuaj 700 vjet ri Rama në pushtet.

Më pas Meta hyn në sallë duke iu bërë thirrje të gjithëve të shpejtojnë: Vrap këtu!.

Nga pamjet duket që salla është bosh dhe njerëzit duken që nuk kanë ardhur. Për këtë Meta iu kërkon llogari bashkëpunëtorëve duke thënë se në 10:00 unë filloj Konventën.

ilir meta

Lini një Përgjigje