Ka nisur Konventa e Partisë së Lirisë, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari dhe zëvendësi i tij, por ashtu siç ka njoftuar më herët Ilir Meta, këtë herë do të quhet President. Konventa zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ku janë 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.
Ilir Meta ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet sot Konventa e Partisë së Lirisë. Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka folur para nisjes së Konventës, duke qartësuar disa pika që aty.
Kryemadhi e quajti veten “gladiatore me taka”, ndërsa Ilir Metës iu përgjigj duke i thënë se do të propozojë “Konfliktin e interesit” brenda partisë. Më tej, Kryemadhi u shpreh se më e rëndësishme për të është familja dhe jo politika. Ajo shtoi se ndjehet e keqardhur që do të largohet nga Partia e Lirisë me statutin e ri, por tha se do t’i përkushtohet fëmijëve të saj.
“Normal që ndjej keqardhje. Kam 30 vite jetë politike. Për mua familja është shumë më e rëndësishme se politika. Unë i kam ndihmuar këta të rinj e të reja, jam një akademi politike në këto 30. Megjithatë, prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era”, tha Kryemadhi, duke paralajmëruar një largim nga politika.
Kreu i PL-së, Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Erisa Xhixho rivalizohet nga anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.
Anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:
Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirisë)
Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)
Lini një Përgjigje