
Në nisje të Konventës së Partisë së Lirisë, në sallën e Pallatit të Kongreseve u të dëgjohet kënga e Mentor Xhemalit, 'Për ty Atdhe'.
Më i ekzaltuari ishte Ilir Meta, që nuk la pa dirigjuar edhe delegatët e Konventës. Ndërsa në qendër të skenës ishte dhe djali i Mentor Xhemalit, Maksim Xhemali që në fjalën e tij falenderoi Metën.
Në Konventën që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve, pritet të votohet presidenti i kësaj partie dhe zv.presidenti. Rivali i Ilir Metës do të jetë Faik Basha, ndërsa për zv.president janë 3 kandidatura: Erisa Xhixho, Myrvete Asqeri dhe Miranda Rira.
Ndërsa në nisje të Konventës, gjatë prononcimit për mediat, Meta sqaroi se kjo Konventë nuk po mbahet për largimin e Monika Kryemadhit por për 5 prioritetet e PL-së.
Lini një Përgjigje