Faktet tregojnë se, sekuestrimin e Sandër Frangajt nuk e ka në dorë as Babloku e as Gonxhja e tij, por ata që kanë krijuar SPAK-un...
Fillimisht po përmendin dy fakte:
1. Sipas informacionit të dalë prej kohësh nga zyrat e Kryeministrisë, thuhet se person “non grata” nga SHBA, është shpallur dhe Aleksandër Frangaj, pronari i TV-Klan dhe pastruesi i miliardave të botës së krimit, nëpërmjet televizionit, Digitalb-it dhe ndërtimit të kullave në Tiranë e resorteve në bregdet.
2. Ditën e parë të punës si Ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhe firmosi një urdhër drejtuar Agjencisë “Alba-Film”, për të verifikuar ligjshmërinë e kontratave të shitjes, dhurimit e qirave të objekteve dhe truallit të Kinostudios.
Nuk është rastësi, që një ministër, ditën e parë në zyrë dhe pa krijuar ende kabinetin, ta fillojë detyrën me hetimin e aferës së pronave të Kinostudios, kësaj “grope të zezë” që nuk ka guxuar ta hapë asnjë nga ministrat para tij e asnjë drejtues prokurorie në 15 vitet e fundit.
Për më tepër, që 165 mijë m2 objekte e truall, ose 80% të mjediseve i ka grabitur Aleksandër Frangaj nën logon e “TV-Klan”, natyrisht jo me forcë, por të dhuruara me “1 Euro” në pazar me ish-kryeministrin Sali Berisha, që e përdori si tellall të qeverisë.
A ishte guxim i vetë Blendi Gonxhes, urdhri për të verifikuar grabitjen e objekteve dhe truallit të Kinostudios, apo është skemë e parapërgatitur para emërimit të tij ministër?
Nëse do ishte vendim i qeverisë, për t’ia marrë objektet “TV-Klan”-it, Babloku do ta kishte zbatuar qysh në vitin 2013, kur ai erdhi në pushtet dhe u betua se objektet dhe truallin që ka grabitur tellalli Aleksandër Frangaj, do t’i riktheheshin shtetit.
Por Babloku, jo vetëm nuk ia mori e t’ia rikthente shtetit këto pasuri, por hajdutit Sandër Frangaj i dha leje ndërtimi për objekte të tjera brenda Kinostudios; madje e bëri “TV-Klan”-in tellall të tij; dhe e lejoi Frangajn që disa objekte e sipërfaqe trualli, t’i shiste fiktivisht me 10% të çmimit e duke i transferuar dhe tek kunetërit e tij trafikantë.
Vendimi i Blendi Gonxhes, nuk është dëshirë e Edi Ramës për t i sekuestruar objektet e “TV-Klan”-it.
Por Edi Ramës, i është diktuar nga partnerët e SHBA, të godasë “perandorinë mafioze” të Aleksandër Frangajt e klaneve pas kompanisë mediatike, duke nisur goditjen ligjore, nga sekuestrimi i pasurive që i ka vjedhur shtetit.
Pastaj, do hidhet në veprim SPAK-u, siç u veprua me Sali Berishën dhe dhëndrin e kullave të ish kompleksi “Partizani”, por edhe për Ilir Metën në CEZ-DIA.
Prandaj Aleksandër Frangaj, i vënë në dijeni nga Babloku për këtë goditje të pritshme, nxitoi ta afronte Blendi Gonxhen, duke i “krehur bishtin” me një profil special te emisioni “Opinion”, ditën që u votua si ministër në parlament.
Por Gonxhe, të nesërmen firmosi urdhrin për verifikimin e godinave të Kinostudios që ka zaptuar “TV-Klan”; fakt që tregon, se sekuestrimin e Sandër Frangajt nuk e ka në dorë as Babloku e as Gonxhja e tij, por ata që kanë krijuar SPAK-un./Pamfleti
Lini një Përgjigje