
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se opozita nuk do të lejojë një reformë zgjedhore me Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknurin.
Në një intervistë për emisionin “Open” në News 24, ai deklaroi se në vend të Alibeajt duhet të jetë Bylykbashi i cili është zgjedhur sipas tij nga 500 mijë shqiptarë.
“Sot Oerd Bylykbashi është propozim i 500 mijë shqiptarëve. Deri të premten ku është njoftuar mbledhja e parë do të ketë zhvillime. Që reformë me Enkelejdin dhe Damianin nuk do të ketë. Këtë ua garantoj. Që nuk do të ketë komision të reformës fasadë që t’i shërbejë Edi Ramës, këtë ta siguroj. Është e pamundur që 500 mijë shqiptarë të lihen jashtë këtij procesi dhe të bëhet një pseudoreformë”, tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje