
Gazetari Mentor Kikia ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar përplasjet e ndodhura mes Flamur Nokës, Gazment Bardhit dhe Flutura Açkës, gjatë mbledhjes së komisionit të përhershëm parlamentar paraditen e sotme.
Sipas Kikisë ajo që e shkaktoi tensionin e tyre është “normaliteti i rremë” i thirrjes së këtij komisioni. Ai tha se në një situatë të tillë të tensionuar kur kjo pjesë e opozitës ka vendosur të mos heq dorë nga aksioni opozitar, thirrja e komisionit, nga ana e zonjës Açka është dukur si provokim.
“Ajo që e shkaktoi reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ishte “normaliteti i rremë”, zonja Açka si kryetare e komisionit vendosi të thërrasë një mbledhje normale të komisionit, por në kushtet kur situata nuk është normale, ky normaliteti u konsiderua si provokim, ndaj dhe u prodhua ai reagim.
Në një farë mënyre ata treguan se edhe pa praninë e Sali Berishës, në seancën plenare, kjo pjesë e opozitës do të vazhdojë me të njëjtën axhendë për të pamundësuar një seancë normale të parlamentit dhe bllokimin apo pamundësimin e mbledhjeve normale të komisioneve të përhershme parlamentare. kjo ishte një dëshmi që do të vazhdojë i njëjti skenar”, tha Mentor Kikia.
Lini një Përgjigje