TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 19:40

Sulmi ndaj Açkës skandalizon ndërkombëtarët, ambasadori i Holandës “shuplakë” Bardhit e Nokës: Skena të papranueshme

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj Açkës skandalizon ndërkombëtarët,

Skenat e sotshme në Komisionin e Medias kanë skandalizuar ndërkombëtarët. Deputetë Gazmet Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën fizikisht me kolegen e tyre Flutura Açka, duke i kërkuar të ndërpriste komisionin.

Skenat ishin të turpshme dhe për këtë ka reaguar ambasadori holandez në vendin tonë, i cili madje në një postim në “X” ka thënë se as nuk guxon t’i pasqyrojë pamjet.

Skena të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”, shkruan Reinout Vos.

Nuk munguan as skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit të Mediave, Flutura Açka, pasi kjo e fundit refuzoi t’i nënshtrohej kaosit sistematik në Kuvend dhe komisionet e tjera, të cilat për t’i mbijetuar tensioneve janë kthyer online.

Lini një Përgjigje