
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas takimit me përfaqësuesen e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarisee Pasztory, Gazment.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se i ka riktheksuar përfaqësueses së OSBE-së, se për opozitën Reforma Zgjedhore është një pritoritet absolut që është bllokuar dhe vazhdon të bllokohet sipas tij nga Edi Rama.
Ndër të tjera ai shkruan, se i ka bërë të ditur Pasztoryt se për opozitën është një tallje e madhe me shqiptarët farsa e “rifillimit të punës” vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsëritur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë.
“Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe transparente, dhe duhet të nis me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020. Tentativa për të ripërsëritur të njëjtin skenarë si ai i vitit 2020 për një reformë zgjedhore pa konsensusin opozitës, do të minonte zgjedhjet e ardhshme ende pa nisur”, shkruan ndër të tjera Bardhi.
Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga ER, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision. pic.twitter.com/tjr8rgy2Ou
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 17, 2024
Lini një Përgjigje