Sipas Kodit të Procedurës Penale, prokurorja Mariola Mërtiri, duhet arrestuar, mbasi përveçse ka marrë të dhëna të pa autorizuara në sistemin “TIMS” për llogari të grupeve kriminale, ka bashkëpunuar me kunatin trafikant Mirel Mërtiri, duke dhënë informacione shantazhuese ndaj zyrtarëve të drejtësisë e shtetit...
Më 18 dhjetor 2023, në televizionin e familjes “non grata”, dha intervistë trafikanti Mirel Trifon Mërtiri, pronari faktik i landfilleve Tiranë, Elbasan e Fier, i cili prej 1 viti është në kërkim..
Pasi mohoi pronësinë te landfillet, duke mashtruar me lojëra fjalësh dhe duke u vetë-shpallë “i pafajshëm”, Mirel Mërtiri, akuzoi SPAK-un për akuzë me prova false, ndërsa për prokurorin e Klodian Braho, tha se ka udhëtuar me kriminelë dhe i publikoi një dokument të sistemit “TIMS”.
Një 1 vit më parë, kur Babloku dhe Erjon Veliaj inskenuan arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj; bosi i landfilleve Mirel Mërtiri, i dha mediave të “Rilindjes”, të dhëna të sistemit “TIMS”, për ish-ministrin Ahmetaj dhe për disa prokurorë e gjyqtarë; ndërsa për presion, deklaroi se ka të dhëna për gjyqtarë, prokurorë, krye policë, qeveritarë të tjerë.
Menjëherë pas intervistës së tij, SPAK angazhoi një ekip hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët u asistuan nga ekspertë të FBI të atashuar brenda BKH, për të zbuluar se në çfarë rruge i ka siguruar Mirel Mërtiri, të dhënat e sistemit “TIMS”.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, nga hetimi ka rezultuar se bosi i landfilleve, Mirel Mërtiri, të dhënat e sistemit “TIMS”, i ka siguruar nga një familjare e tij, zyrtare e drejtësisë.
Është provuar nga ekspertimi që kanë bërë hetuesit e BKH dhe ekspertët e FBI në “Qelizën” e sistemit “TIMS”, se të dhënat për prokurorin e SPAK, Klodian Braho e për ish-ministrin Arben Ahmetaj, janë tërhequr nga prokurorja Mariola Mërtiri, gruaja e vëllait të Mirel Mërtirit.
Përveç ish-prokurorit Kodian Braho dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, kjo prokurore ka tërhequr nga sistemi “TIMS”, të dhëna udhëtimesh edhe për Engjëll Agaçin, Erjon Veliajn, Damian Gjiknurin, Belinda Ballukun, Lefter Kokën, Alqi Bllakon etj.
Por dhe për biznesmenë të mëdhenj, për drejtues të lartë policie dhe anti-mafies, anti trafikut e anti-kontrabandës shqiptare, si dhe për kolegë të saj prokurorë e gjyqtarë, disa prej të cilëve janë në SPAK e Gjykatën Speciale por edhe për trafikantë miq e ortakë të kunatit Mirel Mërtiri.
Sipas hetimit të BKH, rezulton se ndërhyrjet e prokurores së Tiranës, Mariola Mërtiri në sistemim “TIMS”, kanë lënë gjurmë veprimesh, madje dhe gjurmë transfertash të të dhënave të tërhequra, që siç u kuptua gjatë intervistës së Mirel Mërtirit, kanë përfunduar në duart e tij.
Fakti, që kunata i tij prokurore, nuk ka pasur asnjë proces hetimi, ndaj personave të cilëve u ka tërhequr të dhënat personale në sistemin “TIMS”, ka krijuar bindjen me prova, se ajo është përdorur si bashkëpunëtore nga kunati Mirel Mërtiri.
Po kështu, është konstatuar se ndërhyrjet dhe marrja e të dhënave prej saj në sistemin “TIMS”, i përkasin periudhës pas muajit prill 2018, kur prokurorja Mariola Mërtiri, u emërua drejtuese e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit” e iu dha aksesi i kontrollit pa kufizim në sistemin “TIMS”.
Ndërhyrjen dhe tërheqjen e çdo të dhëne, ajo e justifikonte, pas faktit që Task Forca “Forca e Ligjit”, kishte të drejtën e gjurmimit dhe hetimit të krimit të organizuar, korrupsionit, lidhjet e zyrtarëve të lartë të shtetit me krimin e organizuar, pastrimin e parave me kontrabandën e trafiqet.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, prokurorja Mariola Mërtiri, duhet arrestuar, mbasi përveçse ka marrë të dhëna të pa autorizuara në sistemin “TIMS” për llogari të grupeve kriminale, ka bashkëpunuar me kunatin trafikant Mirel Mërtiri, duke i dhënë informacione shantazhuese ndaj zyrtarëve të drejtësisë e shtetit./Pamfleti
Lini një Përgjigje