TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 14:43

Sherri mes demokratëve në Komisionin e Medias, Luan Baçi: Keqardhje për incidentin, ne kemi protestuar paqësisht

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes demokratëve në Komisionin e Medias, Luan Baçi:

Deputeti Luan Baçi, ka komentuar përplasjet që ndodhën mesditën e sotme mes deputetëve të PD-së, në Komisionin e Medias.

Baçi tha se ka një vendim të Grupit Parlamentar të PD për vazhdimësinë e aksionit opozitar për aq kohë sa mazhoranca u mohon të drejtat.

“Nuk është mirë që ne të japim atë konfiguracionin e përplasjes mes deputetëve të PD-së. Nuk ishte vetëm Bardhi e Noka aty, ndaj nuk duhet të personalizohet. Aty ishte gjithë grupi parlamentar i PD-së.

Ka një vendim të Grupit Parlamentar të PD për vazhdimësinë e aksionit tonë opozitar për aq kohë sa mazhoranca vazhdon ngul këmbë për të mohuar të gjitha të drejtat që ne na takojnë me Kushtetutë në Parlament. Ne kemi protestuar paqësisht në komisione dhe drejtuesit e komisioneve kanë lënë mbledhjen”, tha ai në “Euronews”.

luan baçi komisioni medias sherri mes demokratëve

Lini një Përgjigje