TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 12:57

Anëtarja e Kryesisë së PD i përgjigjet ashpër Bardhit dhe Nokës: Hallet tuaja mos i zgjidhni në kurriz të grave demokrate

Shkruar nga Pamfleti
Anëtarja e Kryesisë së PD i përgjigjet ashpër Bardhit
Sherri mes deputetëve ditën e sotme në Komisionin e Mediave

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka reaguar pas përplasjes së Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit në Komisionin për Mediat.

Përmes një postimi në Facebook, Jupi shkruan se kjo dhunë është e patolerueshme, ndërsa shton se hallet e tyre nuk duhet t’i zgjidhin në kurriz të grave demokrate.

"E patolerueshme dhuna që ushtrohet live nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj Kryetares së Komisionit të Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Zj. Flutura Açka.

E rëndë të ngulmosh në dhunë, e papranueshme ta përsëritësh dhe ta kërkosh dhunën me vetëdije. Dhuna nuk zgjidh asnjë konflikt politik apo social. Dhuna thjesht krijon probleme të tjera më të ndërlikuara.

Të ndalet dhuna dhe akuzat ndaj deputeteve të Partisë Demokratike në Komisionin e Medias. Hallet personale mos i zgjidhni në kurriz të zonjave demokrate", shkruan ajo.

taulanda jupi noka bardhi

Lini një Përgjigje