Tensione të forta ka pasur sot në Komisionin e Medias, ku debati ka degraduar në ofendime.
Deputetët e opozitës kanë tentuar të bllokojnë punën e komisionit, duke përdorur zhurmues, ndërkohë që Flamur Noka ka debatuar me drejtuesen e komisionit Flutura Açka.
Pjesë nga debati në Komisionin e Mediave:
Gazment Bardhi: Nuk kam gjë me ty. O Merita a ka mundësi. Pazaret i bën ai shefi jot.
Merita Bakiu: Lëri ofendimet
Gazment Bardhi: Nuk po të ofendon askush.
Bardhi: O Merita pusho tani. Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shit interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga mbrapa.
Bakiu: Ti i ke shkuar nga mbrapa.
Bardhi: Ai zagari ka shit interesat e demokratëve
Bakiu: Unë jam me interesat e demokratëve.
Bardhi: Absolutisht nuk je me interesat e demokratëve.
Lini një Përgjigje