
Pasi takoi dje Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknurin, kryetarja në detyrë e OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory, do të takojë ditën e sotme kreun e grupit të PD Gazmend Bardhi.
Raportohet se takimi do të zhvillohet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Pas përfundimit të takimit me Alibeajn dhe Gjiknurin, Pasztory është shprehur se mirëpret vendimin që komisioni të nisë punën ditën e premte, teksa shprehet se OSBE do të asistojë në ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por ka dërguar dhe një mesazh që reforma të jetë gjithëpërfshirëse.
“U takova me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim", u shpreh ambasadorja.
Lini një Përgjigje