TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 08:17

Berisha: Rama po vonon të dhënat e censit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Rama po vonon të dhënat e censit
Sali Berisha

Ditën e djeshme ish kryeministri Sali Berisha fjalimin e tij nga dritarja e banesës ku po vuan arrestin në shtëpi, e nisi me shtyrjen e publikimit të të dhënave të regjistrimit të popullsisë.

“E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës. Kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.  Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë.”

Prej më shumë se dy javësh qytetarët dhe simpatizantë janë bashkuar në protesta para banesës së liderit hisotirk të partisë demokratike.

Ditën e djeshme, Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, foli në lidhje me të dhënat e censit të popullsisë.

Në një deklaratë për mediat, Dhuli tha se të dhënat që lidhen mbi demografinë, arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë po përpunohen për t’iu ardhur në ndihmë më vonë qytetarëve përmes orientimit të politikave.

Ajo bëri të ditur se dhënat e censit pritet të publikohen në muajin qershor.

“Do gati për publikim në qershor. Të dhënat do të bëjnë informacione mbi demografinë, arsimin, shëndetin, duke krijuar grupe statistikash për përdorimin e tyre. Bazë e fortë për planin e politikave dhe të bëjë pamjen e programit për pamjen e jashtme të publikut”, u shpreh Dhuli.

Theksojmë se mbledhja e të dhënave në terren për censin nisi që prej 18 shtatorit dhe u mbyll pas tre muajsh. 16,9 milionë euro ishte kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës. 

sali berisha rama censi i popullsisë

Lini një Përgjigje