TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 13:12

A është Shqipëria shteti ku Kosova mund të ngrejë padi për gjenocid ndaj Serbisë?

Shkruar nga Pamfleti
A është Shqipëria shteti ku Kosova mund të ngrejë padi
Niko Peleshi

“Nuk kam dijeni për këtë proces dhe nuk mund të jap detaje, nuk jam i informuar, mbase në daljen tjetër ose me ministrin përkatës mund ta bëni këtë pyetje”.

Kështu i është përgjigjur mediave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kur u pyet nëse është Shqipëria shteti ku Kosova mund të mbështetet për të ngritur padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Intervista me gazetarët:

Pyeteje: Zoti ministër, qeveria e Kosovës po bëhet për të ngritur padi për gjenocid ndaj shtetit serb, por i duhet ndihma e një shteti tjetër që është pjesë e OKB. Burimet pranë Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë bëjnë me dije që e kanë gjetur shtetin. A është Shqipëria shteti ku Kosova mund të ngrejë padi?

Ministri Niko Peleshi: Nuk kam dijeni për këtë proces dhe nuk mund të jap detaje, nuk jam i informuar, mbase në daljen tjetër, ose me ministrin përkatës mund ta bëni këtë pyetje.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli edhe për vendimin e marrë sot për ngritjen e një komisioni të drejtuar prej tij për festimet e 80-vjetorit të çlirimit që sipas tij, synojnë të nxisin atdhedashurinë te brezat e rinj.

niko peleshi kosova

Lini një Përgjigje