TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 17:30

Ndërkombëtarët mesazh Berishës dhe Ramës, marrin në raportim Altin Dumanin; kërkojnë të mos tolerohet askush

Shkruar nga Pamfleti
Ndërkombëtarët mesazh Berishës dhe Ramës, marrin
Dumani duke raportuar te BE

Ndërkombëtarët kanë dërguar mesazh të qartë te Rama, Berisha dhe gjithë të tjerët që ngatërrohen me drejtësinë...

Kryeministri Edi Rama për disa muaj me radhë mburrej se reformën në drejtësi dhe SPAK i krijoi PS. Fill pas masës ndaj Berishës, nisi të propagandojë se pa të nuk do kishte reformë, duke hedhur poshtë punën e ndërkombëtarëve.

Por sot kryeministri ka marrë një mesazh të fortë se në fakt ata që kujdesen për SPAK janë partnerët. Altin Dumani ka pasur një takim me ambasadorët e vendeve të BE, ku ka bërë një raportim të punës së prokurorisë. Njoftimi u dha nga ambasada gjermane, e cila kërkon luftë të ashpër ndaj të korruptuarve. Pra SPAK është nën patronazhin e partnerëve. 

Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, njofton ambasada.

Por reagimi i saj duket se është mesazh edhe për Berishën. Ky i fundit sulmon e anatemon SPAK, por ata i kanë dhënë mbështetje. Ndërkombëtarët po e bëjnë të qartë se kjo strukturë është e tyre dhe askush nuk shpëton dot. 

Berisha dhe ata që i shkojnë pas prej dy muajsh nuk kanë lënë gjë pa thënë për SPAK. Ata pretendojnë se struktura është kapur nga qeveria, por në fakt faktet flasin ndryshe.

Raportimi i Dumanit sot tek ambasadorët tregon se në fakt janë ata që i orientojnë punën. Rama nuk ka më forcë të ndërhyjë dhe kjo do të thotë se dhe ai nesër mund të jetë i rrezikuar. Nga ana tjetër, amerikanët e kanë dëshmuar se kanë rol thelbësor në SPAK. “Pamfleti” shkroi po sot se si po modernizohet SPAK nga Uashingtoni, me qëllim që të gjithë të korruptuarit të japin llogari./Pamfleti

 

Lini një Përgjigje