TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 18:00

Balla thërret në raportim drejtorët e policisë, valë kritikash për sektorin e vrasjeve; kërkon të zbardhen atentatet

Shkruar nga Pamfleti

Balla thërret në raportim drejtorët e policisë, valë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka thirrur sot në raportim drejtorët e policisë, për të bërë një bilanc të punës deri tani, por dhe për të treguar objektivat e vitit që sapo nisëm.

Mësohet se në analizën e 6 muajve të fundit të policisë së Tiranës, ministri i Brendshëm Taulant Balla është treguar kritik në lidhje me sektorin e Krimeve të rënda dhe të vrasjeve.

Balla ka vendosur theksin në ngjarjet e pazbardhura që kanë tronditur kryeqytetin duke përmendur edhe atentatin e ditëve të fundit ku u plagos në zonën e Selitës Zamir Kalemi.

Ministri ka vënë theksi te fakti se autorët e atentateve nuk arrijnë të zbulohen. Ai ka kërkuar më shumë punë në këtë aspekt si dhe të punohet për lokalizimin e emrave në kërkim.

Balla ka vlerësuar sektorin  e antidrogës. Sipas tij, ka pasur rritje të fuqisë goditëse deri në masë 100% në hetime dhe 30-50% në kapje të llojeve të ndryshme më shumë të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2022, duke veçuar operacionin “Tempulli”, me 112 persona të arrestuar fillimisht në kryeqytet.

Sa i takon krimit ekonomik, Balla tha se organika e këtij sektori do të rritet sërish, për shkak të nevojës.

Ndërkohë, vlerësim pozitiv Balla ka pasur edhe për Komisariatin Rrugor për menaxhimin e trafikut si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Balla e ka bërë të qartë se do të bëjë vlerësim me nota për çdo drejtor policie.

Lini një Përgjigje