TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2024, 22:35

Agron Gjekmarkaj sulm frontal Bashës: Sillet si pupac, po e përdor Rama për të kaluar reformën zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Agron Gjekmarkaj sulm frontal Bashës: Sillet si pupac, po e përdor

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar Lulzim Bashën si një pupac të Taulant Ballës, pasi sipas tij, as Edi Rama nuk po e begenis më.

Në një intervistë ai ka treguar se i ka kërkuar Bashë dorëheqjen dhe të mos kthehet më por, ai veproi ndryshe.

Na vjen keq kur e shohim sot si një pupac në duart e ministrit të Brendshëm. Sepse nga informacionet nga kolegët socialistë, kryeministri me gjasa nuk e begenis shumë dhe ia ka lënë zotit Taulant ta menaxhojë.

Kjo është e rëndë sepse është i ulur në anën ku është opozita, mban peng vulën e PD, mban peng siglën e PD, fondet e saj, por më shumë i jep mundësi pushtetit të bëjë diversion për një opozitë të përçarë, kur ne po bëjmë gjithçka që opozita jo të jetë e bashkuar në parlament se në parlament e ka arritur bashkimin, por të bashkohet në çdo qelizë të Shqipërisë dhe të kemi PD-në moderne, konkurruese dhe fituese”, tha Gjekmarkaj te “Syri Tv”.

Ai komentoi edhe ‘shuplakën’ e ndërkombëtarëve për mashtrimin e radhës të Bashës.

"Zoti Basha me sa kuptoj ka një raport organik specifik me gënjeshtrat dhe ka menduar që po e lëshoj njëherë me shpresën se do të kalojë, do ua shesë njerëzve si mbështetje ndërkombëtare, si mbështetje amerikane, angleze, e BE.

Mirëpo këto janë shtete dhe organizata mjaft serioze që nuk tolerojnë gjëra të tilla dhe siç e patë, reaguan në unison, reaguan njëzëri dhe e lanë të vetmuar në gënjeshtrën e tij", tha Gjekmarkaj.

Megjithatë ai mendon se dera e PD duhet të jetë e hapur për këdo.

Unë mendoj se duhet t’i hapet dera çdokujt që PD të bashkohet, të kthehet e fortë, duke ruajtur secili në një parti moderne nuancat e veta, autonominë e mendimit. Në këtë kontekst mendoj se nuk duhet t’i mbyllet dera askujt. Por kjo nuk mund të ndodhë duke shpresuar pa fund. Sepse nëse ti bën opozitë dhe ai i shërben qeverisë, atëherë rrugët ndahen sepse atëherë je ambasador i qeverisë te opozita,’ tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, Rama do e përdorë Bashën edhe për çështjen e reformës zgjedhore.

Kam përshtypjen se Edi Rama nuk do i japë asgjë. Do e përdorë sepse i konvenon diversioni në kampin opozitar. I konvenon ta ketë partner në një reformë zgjedhore që nuk po e bën me opozitën e vërtetë,’ tha ai.

Lini një Përgjigje