Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar më 15 janar 32-vjetorin e themelimit.
Anëtarët e FRESSH, deputetët e socialistë të tjerë festuan 32-vjetorin e themelimit.
Një moment mjaft interesant është shkëputur nga festa, ku deputetja Mimi Kodheli dhe ministrja Elisa Spiropali këndojnë në festë këngën “Summertime” të Nina Simones.
Edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në “Facebook”, tha se para 32 vitesh me nismën e disa vajzave dhe djemve pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90’ u krijua ajo që e ai e quan “organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri”.
“32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, shkroi ministri Balla.
Lini një Përgjigje