Emri Vata, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka folur për garën në Bashkinë e Kukësit një ditë pas fitoi primaret.
Vata, dnryshe nga Berisha theksoi se demokratët e Kukësit janë të bashkuar dhe nuk kanë përçarje.
Vata tha se fushata do bazohet te kthimi i dinjitetit të qytetarëve kuksianë.
“Dua të falenderoj anëtarësinë që morën pjesë në primare dhe shprehën vullnetin e tyre. Kjo tregon që PD dega Kukës është më e bashkuar se kurrë dhe më e motivuar se kurrë për të hyrë në zgjedhje. I gjithë spektri i djathtë në Kukës është më i bashkuar se kurrë dhe kërkon që bashkia të kthehet djathtas. Dinjiteti i kuksianëve kërkon që të rivendoset në vendin që meriton. Votat e demokratëve të Kukësit dhe zonës gri janë përtej çdo lloj dëshire të një kandidati.
Kuksianët duan dinjitetin e tyre, pa dallim ngjyre, bindje. Ne e djathta, në Kukës, jemi futur bindshëm për të fituar dhe për të kthyer atë në na takon. Demokratët e Kukësit janë tepër të bashkuar, s’ka asnjë përçarje. Demokratët do të shkojnë në zgjedhje, janë të bashkuar, dhe do bëjnë një fushatë model. Demokratët e Kukësit janë të bashkuar. Fushatën do ta bazojmë në disa pikë kryesore, që janë kthimi i dinjitetit të kuksianëve, shërbimi i qytetarëve. Sot problemi kryesor i qytetarëve të Kukësit është abuzimi i pushtetarëve, që vidhen, që keqtrajtohen, kjo s’do të ndodhë në qeverisjen e PD”, tha ai.
Lini një Përgjigje